Thursday, February 29, 2024

Shehi: Më kanë kontaktuar skuadra me zë, me Osmanin flas më shpesh tani që shkoi te Vllaznia

Lexo

Trajneri Orges Shehi, zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se pas largimit nga Tirana, e kanë kontaktuar klube të mëdha dhe me zë.

I pyetur për Tefik Osmanin, Shehi deklaroi se tani që kaloi drejtor te Vllaznia, flet më shpesh.

E shkuara shërben shumë për të ardhmen. Në bazë të asaj që kam kaluar te Tirana, pas ndarjes ka pasur interes. Skuadra me shumë zë, janë interesuar. Është përmendur edhe emri i Partizanit në media. Gjithçka ishte kuadrin e mediave. Tani jam i fokusuar të zgjidh çështjen, që ndodh për herë të parë në futbollin shqiptar.

Kjo është pjesë e instancave në dhomën e zgjidhjes së konflikteve. Janë disa procedura që zgjasin. Nga llogaria, mendoj se brenda vitit do të marrë drejtim dhe të ushtrojmë profesionin tonë.

Do të jem në derbi, por do të gjej një vend pa qenë unë qendra e vëmendjes. Tani që ka shkuar te Vllaznia, kontaktet kanë qenë më të shpeshta me Osmanin. Është e natyrshme, sepse kontaktet janë me periudha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img