Saturday, July 27, 2024

Kategoria e Parë-Vora-Elbasani dhe Lushnja-Besa, dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të

Lexo

Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 13-të të saj. Dy sfida mjaft interesante që startojnë në orën 13:30 dhe do të luhen paralelisht.

Ndeshja që spikat më shumë këtë javë,është pikërisht ajo mes Vorës dhe Elbasanit. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Vora”, pritet të sjellë spektakël dhe gola pasi janë dy nga pretendentet për të arritur Superioren. Vora kërkon 3 pikëshin për tu afruar sa më shumë me vendet e para,ndërsa “Tigrat” e Nevil Dedes duan që mos të shkëputen shumë nga Bylis kryesues.

Në krahun tjetër Lushnja do të presë në shtëpi ekipin e Besës së Kavajës. Të dyja ekipet janë pranë “zonës së ftohtë”,teksa kërkojnë fitoren për tu larguar sa më shpejt nga aty.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img