Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 22 të Superiores. Këto sfida do të zhvillohen paralelisht,duke nisur nga ora 17:00.
Supersfida që mer vëmendjen kryesore është ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias. Në stadiumin “Loro Boriçi”,dy ekipet do të kërkojnë me doemos 3 pikët, në luftën për kreun e renditjes.
Njëri mes Florjan Latës dhe Eldorjan Hamitit mund të jetë bilbili kryesor i ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi”,interesant është fakti se mund të mos mungojnë dhe surprizat me emra si:Adrian Beqiraj,Emanuela Rusta apo Klodian Prenga.
Në krahun tjetër,po një sfidë interesante do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Elbasani pret Laçin e Françesko Morieros, me të dy skuadrat që janë në nevojë për pikë.
Java e 22-të e Superiores
Dje
Bylis – Tirana, 0-3
Partizani – Dinamo, 1-1
Skënderbeu – Teuta, 2-1
Sot
Elbasani – Laçi, ora 17:00 (“Elbasan Arena”)
Vllaznia – Egnatia, ora 17:00 (“Loro Boriçi”)
Fatos LAMAJ