Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, dy sfidat e para të javës së 15-të, Egnatia-Vllaznia dhe Skënderbeu-Erzeni

Lexo

“Abisnet Superiore” vjen ditën e sotme me dy supersfida. 4 skuadra do të zbresin në fushën e lojës ku do të luftojnë për 3 pikët e javës së 15-të.

Gjithçka do të startojë në orën 13:30 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Rrogozhinasit do të tentojnë një tjetër fitore për të vazhduar kryesimin, teksa në shtëpi nuk duan hapa fals. Ndërkohë nga ana tjetër shkodranët tentojnë 3 pikët në “Egnatia Arena” për të vazhduar me rezultatet pozitive. Gjithashtu u duhen edhe për “Final-Four”.

Pikërisht për në “top 4-she” do të luftojnë Skënderbeu dhe Erzeni,takim që do të luhet në Korçë duke nisur që nga ora 17:00. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve që nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores. Aktualisht “Ujqërit e Dëborës” ndodhen në vendin e 4-të me 18 pikë,ndërsa shijakasit ndodhen në vendin e 7-të me 16 pikë.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img