E nisur dje me katër duelet që dhanë këto rezultate: Partizani-Skënderbeu 0-2, Laçi-Vora 10-, Vllaznia-Tirana 2-0, Teuta-Elbasani 0-0, javë e tetë e Abissnet Superiore mbyllet sot me superndeshjen, Dinamo-Egnatia.
Kampionët në fuqi të drejtuar nga Nevil Dede do të jenë mysafir “Elbasan Arena”, aty ku Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka fushën e saj pritëse.
Sfida në fjalë nis në orën 18:30 dhe vlen shumë për të dy ekipet, të cilët kërkojnë pikët e plota për të mos lënë Teutën të shkëputet, kur aktualisht durrsakët kryesojnë me 20 pikë, me Egnatian dhe Dinamon që e ndjekin me 18 dhe 12 pikë. Që do të thotëse, se një fitore e sotmja për teknikun Nevil Dede, i jep atij kreun e klasifikimit.


