Friday, May 17, 2024

Abissnet Superiore-Sot luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të: Laçi-Partizani dhe Dinamo-Skënderbeu

Lexo


Superiorja do të luajë ditën e sotme dy sfida mjaft interesante, të cilat janë të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit. Do të luhet në Laç dhe Durrës në dy orare të ndryshme.

Fillimisht në Laç do të përplasin “brirët” mes tyre Laçi dhe Partizani,takim që do të startojë në orën 15:00. Një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë rikthimin te fitorja. Kurbinasit kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar zonës “Play-Out”,ndërsa nga krahu tjetër demat i duan për të mbajtur hapin e kryeuesve.

Në orën 18:00 do të luhet  në “Niko Dovana” mes Dinamos dhe Skënderbeu. Duel mjaft delikat që vë përballë dy skuadrat që do të luftojnë për “Final-Four”. “Blutë mbajnë vendin e 6-të në klasifikim me 36 pikë,ndërsa korçarët ndodhen në top 4-she me 40 pikë. Kujtojmë se dinamovitët kan një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ndeshjet e javës së 29-të Superiore

Dje

Egnatia-Kukësi  1-0

Vllaznia-Erzeni   1-1

Tirana-Teuta       1-2

Sot

Laçi-Partizani, ora 15:00

Dinamo-Skënderbeu, ora 18:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img