Sot nis java e tretë e “Abissnet Superiore” me dy takime interesante ku 4 skuadra do të luftojnë mes tyre për të marrë 3 pikët.
Në orën 16:00 Egnatia pret Erzenin në “Egnatia Arena”. Skuadra surprizë e vitit të kaluar, Egnatia, do të tentojnë një tjetër fitore si ajo ndaj Kukësit, nga ana tjetër shijakasit janë më të motivuar se kurrë pasi ende nuk kanë shijuar fitoren e parë këtë sezon.
Në orën 19:00 Dinamo do të sfidojë Kukësin në “Elbasan Arena” .Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pasi janë dy ekipet e vetme që nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë dhe në stolin e Kukësit do të debutojë Stavri Nica.