Friday, May 3, 2024

Pragndeshja me Partizanin, Memelli: “Skuadra është e plotë, pranohen të gjitha rezultatet”

Lexo

Vllaznia do të përballet nesër ndaj Partizanit në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:00. Një duel mjaft interesant ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren për të qenë në vendet e para në tabelën e klasifikimit. Në prag të këtij dueli, trajneri i kuqebluve Migen Memelli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku theksoi që ka dy rikthime të rëndësishme ndaj demave. Juric dhe Krymi kanë hedhur prapakrahëve dëmtimet dhe tashmë janë gati për Superioren.

“Kanë qenë ditë intensive, më përjashtim të këtyre të fundit, gjithçka është në rregull dhe skuadra është e plotë. Juriç dhe Krymi që kanë pasur probleme janë kthyer me skuadrën, lojtarët duhet të provojnë dhe të kenë minuta, do të shohim dhe në stërvitjen e sotme dhe vendosim për nesër. Të gjithë jemi koshientë që është një test i rëndësishëm, që pranohen të gjitha rezultatet.

Dëshira e futbollistëve nuk ka munguar, jemi me bindje që do të futemi në fushë për të fituar. Lojtarët janë të impenjuar dhe me ndihmën e tifozëve do të kemi një shtysë për të bërë mirë. Ndeshja e nesër është më e fortë dhe besoj që ndaj një kundërshtari të fortë, por do mundohemi dhe do të përpiqemi të futemi me një mentalitet për të fituar ndeshjen.

Kur flasim për mbrojtjen në tërësi duhet të kemi parasysh një skuadër, Partizani ka bërë mirë në këtë drejtim si me Astanën dhe Laçin, por ka difiçite në çdo skuadër dhe ne do të shfrytëzojmë pikat tona që kemi të forta. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, me Erzenin patëm dy mungesa të rëndësishme por i zëvendësuam mirë. Dhe kundërshtarin nuk e shohim tek mungesa, ne çdo gjë e nisim nga vetja, futbollistët janë në gjendje të mirë fizike.

Është e vështirë periudha e tranzicionit kur ndërron skuadër, ne do mundohemi që të bëjmë mirë në të gjitha fazat. Lojtarët duhet të kenë qartësi tek 30 metrat e fundit, të kenë të qartë kur duhet të pasojnë. Praktika e vazhdueshme është ajo që i nevojitet të gjithëve.

Unë skam asnjëherë problem me vetën, i bindur kam qenë, por kam dashur të instaloj një qetësi profesionale dhe ashtu do të jenë të qartë të bëjnë mirë në fushën e lojës, ata janë koshientë për fanellën që luajnë dhe qëllimet që kemi.

Jam jashtëzakonisht i lumtur jo vetëm për Kombëtaren, por edhe moshat që kanë fituar. I lumtur dhe i gëzuar sepse lojtarët stafet bëjnë maksimumin për kombet dhe tifozët e tyre”, deklaroi Memelli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img