Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, ndeshjet e e javës së fundit të kampionatit. Të gjitha duelet nisin në orë 16:00. Spikat përballja e “Loro Boriçit”, Vllaznia-Skënderbeu

Lexo


Superiorja zbret sot në fushë për të luajtur javën e fundit të saj. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 16:00. Ndër të pesë çiftet e sotme, ai që do të luhyet në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë vendase dhe Skënderbeut mysafir ka marrë vemendjen më të madhe për vetë faktin se krahas kuqebluve, Egnatias dhe Partizanit që e kanë siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”, korçarët janë një ndër skuadrat rivalizuese për vendin e katërt.

E parë në tërësi situatën në kategorinë Superiore, Egnatia e ka mbyllur sezonin e rregullt si vend i parë. Në anën tjetër Vllaznia me 1 pikë më pak,kërkon t’i marrë vendin e dytë Partizanit.

Gara më e madhe është për vendin e katërt, që të çon në në “Final-Four”. Skënderbeu e mban aktualisht si pozicion, teksa Tirana,Dinamo dhe Teuta presin hapin fals të korçarëve.

Laçi,Kukësi dhe Erzeni janë 3 skuadrat që luajnë pa objektiva në javën e mbetur. Kjo pasi Laçi do të luajë në “Play Out”,ndërsa Kukësi me Erzenin kanë rënë nga kategoria.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img