AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City, janë dy supersfidat e ditës së sotme që mbyllin javën e 33-të, Abissnet Superiore.
Të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 19:00, e para në stadiumin “Elbasan Arena” dhe e dyta në stadiumin “Flamurtari”.
Elbasani-Vllaznia, luhet për kreun e renditjes, pasi të dyja skuadrat janë në krye të renditjes së Superiores, me kuqeblutë e vendit të parë me 60 pikë dhe Elbasanin me një pikë më pak në vend të dytë.
Ndërkohë, në Vorël, skuadra vendase luan për një rezultat mbijetese përballë një Dinamo që kërkon të forcojë pozitat e vendit të katërt për t’iu shkëputur Partizanit me të cilin janë me pikë të barabarta, nga 45.
Java e 33-të e Abissnet Superiore ka nisur të shtunën me derbin Tirana – Partizani, takim i mbyllur me fitoren e bardhebluve me rezultatin 2 me 1, vijon sot me dy sfida të tjera po aq emocionuese.
Ndërkohë, të dielën janë luajtur dy sfidat e tjera, ku Bylisi sfidoi Teutën duke e mundur me rezultatin 2 me 0, ndërsa Egnatia u mund në shtëpi nga Vora me shifrat 0-2.
Kalendari i Javës së 33-të të Abissnet Superiore
Të shtunën
Tirana – Partizani, 2-1
Të dielën
Bylis – Teuta, 2-0
Egnatia – FK Vora, 0-0
Sot
AF Elbasani – Vllaznia, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”
Flamurtari – Dinamo City, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”


