Vllaznia-Tirana 6-1(Shënues: Denis Çokaj, Besfort Gjoklaj, Saimir Hyseni, Alsid Tafili(2), Semir Gokaj/Narcis Alibegu)
Formacionet
Vllaznia: Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Semir Gokaj, Alsid Tafili/Maldin Tafa, Saimir Hyseni, Joald Ivziku, Ari Djepaxhia,Rei Boshti, Rigers Xhahysa, Mateo Çardaku, Harald Jahaj. Trajner: Arbën Xhaferi
Tirana: Klodian Rapi, Rejdi Koçiu, Miland Prendi, Elvis Muça, Endrit Kaca, Erad Mertiri, Ervin Cera, Klajvert Gjoka, Igli Gjeci, Margil Kapidani, Xhoel Plaku, Mentor Mejzini, Kemaijl Gashi, Narcis Alibegu. Trajner: Artur Angoni
Gjyqtar: Albano Stolaj, Feliks Kolleshi(Në kronometër: Jetmir Podgorica. Delegat FSHF: Klajdi Përpunja)
Vllaznia e futsales është e pandalshme. Skuadra kuqeblu e dirigjuar në fushën e lojës nga kapiteni Alsid Tafili, në pankinë nga Arben Xhaferi dhe me një mbështetje korrekte dhe të pakursyer nga Presidenti Fisnik Barbullushi i ka vënë vetes detyrë që titullin kampion të fituar sezonin e kaluar ta përsërisë edhe këtë sezon sportiv.
Dhe, kjo duket qartë edhe nga përformanca e shkëlqyer që po bëjnë djemtë kuqeblu në fushën e lojës ku në pesë javë kampionat kanë regjistruar katër fitore dhe vetëm një barazim duke kryesuar e vetem tabelën e kalsifikimit me 13 pikë.
Fitorja e radhës është ajo e realizuar mbrëmjen e së dielës duke pasur përballë rivalin direkt për titull, Tiranën, e cila për vite me radhë ka qënë absolutja e ftsales shqiptare, por që tashmë me daljen në skenë të Vllaznisë gjërat kanë ndryshuar.
Ishte Vllaznia, ajo që finalen e sezonit të kaluar e mundi Tiranën në transfertë 0-1 duke i rrëmbyer titullin kampion që nuk e lëshonte prej pesë kampionatesh.
Një titull që ka vendosur ta përsërisë edhe këtë sezon, dhe kjo e tregoi edhe sfida e mbrëmjes së dielë, ku Vllaznia, edhe pse kishte një mungesë shumë të rëndësishme, titullarin Ari Djepaxhia për arsye dëmtimi, ishte dominuese e plotë e klasikes duke regjistruar njëfitore të thellë me rezultatin 6 me 1.
Seria e golave për kuqeblutë ka nisur q ënë minutën e nëntë me golin e Denis Çokajt, për të vijuar me Besfort Gjoklajt në minutën e dhjetë, Samir Hysenit në të 15-tën dhe kapitenit Alsid Tafili në të 20-tën duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 4-0.
Për hirë të së vertetës, Tirana e drejtuar nga trajneri Artur Angoni është e tjetërsuar në pjesën e dytë duke e rritur ndjeshëm lojën e saj. Pas shënimit të golit nga Narcis Alibegu në minutën e 37-ë shpreson të ecë më tej për të rihapur ndeshjen. Por, një gjë të tillë nuk e levon Vllaznia, e cila me dy golat e Semir Gokajt dhe Alsid Tafilit mbyll gjithçka duke fiksuar rezultatin 6 me 1 për Vllazninë.
(Video) Ndeshjen e plotë të futsales, Vllaznia-Tirana(pjesën e parë dhe të dytë), si dhe prononcimet e plota të presidentit ë Vllaznisë Fisniuk Barbullushi, portjerit Fatos Behari dhe të riut Joald Ivziku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


