Tretër humbje e Egnatias në Kampionat! E treta radhazi për kampionët në fuqi me skuadrat e fundit të renditjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Çfar po ndodh me Egnatian? Skuadra kampione në fuqi, skuadra e cila u kualifikua për në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një ndeshje spektakël ndaj Elbasanit në transfertë, në tre ndeshjet e fundit është mundur nga skuadrat që renditen në fundin e tabelës së klasifikimit.

E fundit është kjo që u regjistrua mbrëmjen e sotme në shtëpi, ku në stadiumin “Arena Egnatia” u mund nga Vora me rezultatin 0 me 2.

Referuar ecurisë së takimit, ishte Kasalla ai që zhbllokoi rezultatin pas një pasigurie të portierit Tandilashvili, duke i dhënë avantazhin Vorës. Pak minuta më vonë, ndërhyrja e VAR-it solli një penallti për miqtë, të cilën po Kasalla e ktheu në gol, duke dyfishuar shifrat.

45 minutat e dyta shfaqin një Egnatia më aggresive që tenton të reagojë dhe rriti forcën sulmuese duke hedhur në fushë disa lojtarë ofensivë. Por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e sfidës. Rastet nuk munguan, por finalizimi la për të dëshiruar.

Kështu, Egnatia regjistron humbjen e tretë radhazi ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë, pas disfatave me Tiranën dhe Flamurtarin. Kështu janë zbehur ndjeshëm ambiciet për titull në këtë fund sezoni.

Nga ana tjetër, Vora merr një fitore shumë të vlefshme në transfertë, duke siguruar tri pikë jetike dhe duke mbajtur ritmin me rivalët direkt në luftën për qëndrimin në elitë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img