Saturday, July 27, 2024

Kategoria e Parë/ Vora dhe Elbasani ndajnë pikët, Lushnja triumfon në fund ndaj Besës

Lexo

VORA 1-1 ELBASANI (Qardaku 23′ / Greca 43′)

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Sfida mes dy pretendentëve Vorës dhe Elbasanit është mbyllur barazim 1-1, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Për Vorën ishte Qardaku ai i cili shënoi në minutën e 23-të të pjesës së parë. Miqtë barazuan shifrat me Grecën në të 43-ën.

LUSHNJA 2-1 BESA  (4′ Zisi, Preknicaj 90+4’/ 87′ Perja)

Në ndeshjen tjetër, Lushnja e nisi mirë takimin në shtëpi duke e gjetur golin që në minutën e 4-t me Zisin, por tre minuta nga fundi Besa barazon me Perjen. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në shtesë gjetën golin e fitores me Preknicaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img