Saturday, October 12, 2024

Akademia “Djelmnia Shkodrane”, start pozitiv në kategorinë e parë me moshat

Lexo

Vetë emri, “Djelmnia Shkodrane”, të kujton menjëherë traditën dhe historinë e futbollit shkodran në mbi 100 vite. Në vitin 2010 do të ishte Gjovalin Stolaj, një ish sportist dhe pasionant i futbolllit që rikthen këtë emër në futbollin shkodran duke themeluar Klubin e Futbollit “Djelmnia Shkodrane . Një klub që duke pasur edhe kontributin e ish futbollistit të njohur shkodran, Nikoll Gjergji që drejtoi për disa vite ekipet e këtij klubi, rezultatet ishin mbresëlënëse. Ndërkohë, në vijim në skenë do të dilte një emër tjetër që i jep jetë akoma më shumë emër  këtij klubi. Bëhet fjalë për ish futbollistin e Benardin Kulla, i cili me pasionin dhe dëshirën për të ngritur më lart këtë klub, riformaton ekipet duke ofruar në stafin e trajnerëve djem pasionantë dhe ish sportistë të njohur të futbollit shkodran, si Ersi Çaku, Arbër Shytani, Valdano Nimani, etj të liçensuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Dëshira për të bërë më mirë në këtë klub, lind një iniciativë tjetër po aq interesante në vitin 2017, bashkimin me Akadminë e futbollit “Shkodra 2006” të drejtuar nga ish futbollisti dhe trajneri i njohur, Kreshnik Krepi, i cili krahas trajnimit në fushën stervitore kryen edhe detyrën e drejtorit teknik të këtij klubi. Me moton, drejtues të rinjë, ambicje dhe projekte të reja, Akademia “Djelmnia Shkodrane” po përfaqësohet në sezonin futbollistik 2020-2021 me ekipet e moshave në kategorinë e parë, ndërkohë që klubi ka projektuar pjesëmarrjen në kategorinë e tretë, ku ambicjet janë për t’u rritur më shumë drejt kategorive më të larta.

Java e parë, transfertë pozitive në Peshkopi

Në javën e parë të Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë së parë të moshave U-17 dhe U-19, ekipet respektive të Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane ishin mysafirë në Peshkopi ku u ndeshën me ekipet vendase. Bilanci ka rezultuar pozitiv, kur ekipet shkodrane janë rikthyer në Shkodër me një barazim dhe një fitore. Fitorja është realizuar nga 17 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, të cilët shënuan plotë 8 herë në portën vendase me autor Aldo Nika dhe Ermir Rekaj që realizuan nga tre gola personal secili, për të vijuar më pas edhe me Gjerogjinjo Zhuja dhe Klaudja Narkaj nga një gol, ndërkohë që rrjeta e Djelmnisë Shkodrane e mbrojtur nga portjeri Vitaj mbeti e paprekur. Takimi tjetër , ai i për kategorinë e 19 vjeçarëve mes Korabit dhe Djelmnisë Shkodrane ka patur më tepër rivalitet. Sidoqoftë, Djelmnia Shkodrane që drejtohet nga trajneri Valdano Nimani, edhe pse gjatë të gjithë ndeshjes pati epërsinë e duhur në fushën e lojës, në përfundim, rezultati ishte në barazim 0 me 0, që duke luajtur në transferten dibrane, konsiderohet pozitiv.

U-17  Korabi-Djelmnia Shkodrane 0:8

Djelmnia Shkodrane: Vitaj, Baçina, Deda, Pjetri, Buhaj, Kraja, Narkaj, Vitaj, Rekaj, Nika. Trajner Arbër Shytani(U aktivizuan  Rroku , Zhuja , Hysaj , Hyseni , Çokaj)

Shënues :  Aldo Nika(3), Ermir Rekaj(3), Gjerogjinjo Zhuja, Klaudja Narkaj

U-19 Korabi-Djelmnia Shkodrane 0: 0

Djelmnia Shkodrane: Giad Drinazi, Kledis Hurmi, Emiljano Ndrezaj, Endrit, Trashani, Kristian Sermi, Fatmir Pjollaj, Endri Haxhia, Ervis Curri, Bardhok Kerrci, Vandi Bregu, Kristian Ara. Trajner Valdano Nimani(U Aktivizuan: Armando Shkambi, Emiljano Mehmetaj, Arlind Kraja)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img