Saturday, July 27, 2024

Akademia Vllaznia-Interesimi i madh i të rinjvëve shkodranë për t’u veshur kuqeblu, detyron drejtuesit të krijojnë një ekip shtesë, atë U-16

Lexo

Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, që prej fillimit të javës kanë filluar përgatitjet në ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia për të gjitha grupmoshat. Pjesë e ekipeve janë kontigjenti i futbollistëve që janë aktivizuar edhe sezonin e kaluar, ndërkohë që ka pasur prurje të shumta edhe nga element të rinj.

Madje, në këtë drejtim, drejtuesit e Akademisë bëjnë të ditur se në disa grupmosha numri i atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e Akademisë Vllaznia është më shumë se kapaciteti i miratuar nga stafi teknik.

Është kjo arsyeja, që për të plotësuar kërkesat e të rinjëve shkodranë për t’u veshur kuqeblu, sidomos për kategorinë e moshës së 16 vjeçarëve,  drejtuesit kanë marrë vendim për krijimin edhe të një ekipi tjetër shtesë.

 

NJOFTIM

“Akademia Vllaznia bën të ditur se nisur nga prania e një numri të madh futbollistësh në stërvitje, është duke menduar krijimin e një tjetër ekipi në strukturën e saj, atë U16,. i cili do të marrë pjesë në kampionatin e grupmoshës U17 të Ligës Amatore, Zona Shkodër. Për këtë arsye, ftojmë edhe futbollistë të tjerë të interesuar t’i bashkohen grupit ekzistues për të ndërtuar një ekip sa më cilësor. Akademia Vllaznia”, thuhet në njoftimin në fjalë të publikuar nga Akademia e Futbollit Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img