Saturday, July 27, 2024

Akademia Vllaznia njofton për fillimin e stervitjes, sot ora 17.00 në “Reshit Rusi”

Lexo

Pas lëvizjeve të para me emërimin në krye të skuadrave U-19 dhe U-21 të trajnerëve, Vioresin Sinani dhe anglezit Dean Paul Sibson, drejtuesit e Akademisë Vllaznia bëjnë të ditur se duke nisur prej pasditës së sotme fillon proçesi stervitor. Nga sa bëhet e ditur, të parët që zbresin në fushën sportive “Reshit Rusi” janë ekipet U-19 dhe ai U-21.

 

“NJOFTIM

Akademia Vllaznia ben te ditur se sot pasdite ne oren 17.00 do te nise stervitja e ekipit U19. Futbollistet qe jane te rregjistruar prane KF Vllaznia dhe te tjere qe duan te jene pjese e kesaj Akademie, ftohen te jene te pranishem prane fushes “Reshit Rusi” ne orarin e mesiperm.

Po ashtu bejme te ditur se po sot pasdite, ne oren 18.00 do te nise stervitjen edhe ekipi U21. Te gjithe futbollistet qe duan te jene pjese e ketij ekipi, te paraqiten prane fushes se stervitjes.

Faleminderit!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të publikuar paraditen e së hënës nga Akademia Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img