Friday, March 29, 2024

Alban Bruka e nis me fitore në krye të lezhjanëve, Besëlidhja-Partizani B 3-1

Lexo

Nuk ka vonuar shumë dhe vendin e lënë bosh pas largimit të trajnerit të mëparshëm Sinan Bardhi, president ii Besëlidhjes, Gjok Ndoka e ka zëvendësuar me një emër të njohur në futbollin lezhjan, si Alban Bruka. Dhe, tekniku i ri, por një njohje e vjetër si is trajner i kësaj skuadre e ka nisur me fitore debutimin e tij në stolin lezhjan teksa lezhjanët kanë fituar me rezultatin 3-1 ndaj Partizanit B. Shkodrani Arenc Dibra kalon Besëlidhjen në avantazh që në minutën e 17’. Madje Besëlidhja ka pretenduar për penallti në të 23’ pas pengimit të njërit prej lojtarëve lezhjan në zonën e rreptësisë së Partizanit B. Por gjithçka ka qenë e rregullt. Vendasit, furtunën e pjesës së dytë e kanë paralajmëruar me Bushin në fundin e 45 minutave të para, ndërsa goditjen e tij e ka pritur Varfi. Sapo nis 45 minutëshi i dytë vjen një tjetër pretendim i lezhjanëve për penallti. Por vetëm goditje këndi pas së cilës Dibra godet me kokë dhe pret Varfi.

E në harkun kohor të pesë minutave Besëlidhja shënon dhe dy herë të tjera në portën e Partizanit B. Fillimisht Bushi në të 58’ dhe më pas Hoxha në të 63’ dhe 3-0. Partizani B ka fituar penallti në të 69’, që është kontestuar nga vendësit. Dhe Allmeta është i saktë nga pika e bardhë dhe 3-1. Në fundin e lojës, Selimaj e ka shpëtuar Besëlidhjen nga pësimi i golit të dytë dhe përfundimisht tre pikë të arta për lezhjanët.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Play-out, Erzeni ka barazuar 0-0 me Orikun, kurse të njëjtën gjë ka bërë dhe Lushnja, 2-2 me Flamurtarin. E vetmja skuadër që ka fituar në grupin B ishte Turbina, 1-0 ndaj Elbasanit.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet/ Grupi A(Play out)

Besëlidhja-Partizani B 3-1

Golat: Dibra 17′, Bushi 58′, Hoxha 64’/ Allmeta 70′

Erzeni-Oriku 0-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img