Antonio Conte ose Thiago Motta, janë kandidatët kryesorë për të zënë vendin e Allegrit. Juventusi pret, të paktën publikisht, fundin e kampionatit për të nxjerrë një bilanc përfundimtar dhe për të planifikuar të ardhmen. Duke filluar, padyshim, nga pankina.
Pozicioni i Max Allegrit nuk është aspak i sigurtë. Tifozët kërkojnë një ndryshim të drejtimit teknik dhe Giuntoli duket i gatshëm ti kënaqë.
Me kusht që të arrihet një marrëveshje me trajnerin toskan, i cili është i vendosur të zbatojë kontratën e tij që skadon në 2025, veçanërisht nëse arrin të marrë një vend në Champions League dhe të fitojë Kupën e Italisë.