Sunday, May 5, 2024

(Video) Spikati në fitoren ndaj Teutës, mesfushori William Cungu, i kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe të tijen personale: Pres një ftesë nga ekipi i parë!

Lexo

Pas ndeshjes, Vllaznia U21-Teuta U11, të cilën kuqeblutë e fituan me rezultatin 2 me 1, teksa bënte analizën e ndeshjes, trajneri kuqeblu Ergi Borshi vlerësoi edhe lojën e mesfushorit William Cungu.

Ndërkohë, vetë Cungu i “vogël”, pasuesi i traditës së babait të tij, ish futbollistit dhe trajnerit Armanco Cungu, në prononcimin e dhënë për mediat, shprehet i kënaqur, jo vetëm për fitoren e ekipit, por edhe për ecurinë e tij personale.

Sipas tij, dëmtimi i gjatë e la disi mbrapa në synimet dhe pretendimet e ecurisë së karrieres së tij sportive, por tashmë, thotë së ndjehet krejt mirë dhe se do të shohë vetëm përpara.

Teksa vlerëson edhe bashkëpunimin dhe kontributin që trajneri i tyre Ergi Borshi ka me të dhe grupin që ka në skuadër, Ëilliman thotë se ai do të vazhdojë të stërvitet me përkushtim, ndërkohë që është në pritje të një ftese nga skuadra e parë.

(Video) Prononcimin e plotë të mesfushorit të Vllaznia U21, William Cungu, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img