Saturday, October 12, 2024

Rikthehet Kupa e Shqipërisë. Të mërkurën, dy gjysëmfinalet, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura diten e djeshme u mbyll java e 30-te e Abissnet Superiore duke i lene radhen Kupes se Shqiperise per takimet e para gjysemfinale.

Diten e merkure do te luhen dy takime mjaft interesante, teksa ne fushe do te zbresin Vllaznia, Egnatia, Tirana dhe Teuta. Keto perballje do te startojne duke nisur qe nga ora 18:00 me ekipet qe kerkojne fitoren per te shpresuar te kalimi ne finalen e madhe te “Air Albanias”.

Tirana do te prese ne “Elbasan Arena” Teuten. Kryeqytetasit kerkojne te bejne tripleten kete sezon dhe synojne edhe trofeun e Kupes. Nga ana tjeter skuadra e Edi Martinit qe ne kampionat lufton per mbijetesen, Kupen e shikon si nje mundesi reale per te kapur kupat e Europes.

Gjithashtu paralelisht luhet ne “Loro Boriçi” ku Vllaznia do te pres Egnatian. Shkodranet kerkojne edhe finalen e dyte radhazi, ndersa synojne te mbrojne kuroren. Megjithate rrogozhinasit, qe bene historine duke mberritur deri ne gjysmefinale, do te synojn qe mos te jete nje shetitje ne Shkoder, teksa synojne edhe finalen e pare ne historine e tyre.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img