Ancelotti, pranon humbjen e Realit: City e meritoi fitoren!

Carlo Ancelotti nuk bën drama pas disfatës dërrmuese të pësuar në Etihad ndaj Manchester Cityt. Një 4-0 bombastike që do të vinte në dyshim këdo, por jo “Mbretin Carlo” që nuk dëshiron t’i vijë keq për veten pas finales së humbur: “Ata luajtën më mirë se ne dhe e meritonin të arrinin në finale. Nuk kishte qark të shkurtër, ata ishin të fortë, shtypën fort dhe kaluan në epërsi në pjesën e parë”. Dhe hedh poshtë çdo thashethem për të ardhmen: “E imja është e qartë”.

Gjatë intervistës së dhënë për Prime, trajneri i Real Madrid tha se ishte i sigurt: “Kjo humbje nuk e vë në dyshim atë që është bërë. E ardhmja ime është shumë e qartë dhe kjo humbje do të na ndihmojë të jemi më të mirë vitin e ardhshëm. Drama, le të shikojmë nga e ardhmja. Vitin e kaluar fituam, këtë vit jemi jashtë dhe kjo ndodh në sport. Le të mos bëjmë drama”.

Për ndeshjen ai më pas nënvizoi: “Në pjesën e dytë u përpoqëm të ktheheshim në lojë dhe ishte e pamundur. E prisja atë fillim, pastaj duhej ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Por ne gjetëm një rival të fortë dhe duhet të pranojmë eliminimin në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu