Thursday, July 18, 2024

Holandë-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Lexo

Holanda dhe Anglia përballen mes tyre në gjysmëfinalen e dytë të Europianit.

Dy kombëtaret duan me çdo kusht kualifikimin në finalen e Euro 2024 dhe për këtë arsye pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar deri në fund.

Holanda dhe Anglia kanë shkuar jo pa shumë luhatje në raundin gjysmëfinale. “Tre Luanët” nuk kanë treguar garanci rezultatesh në fushën e lojës, ndërsa “tulipanët” ishte shumë pranë eliminimit në çerekfinalen kundër Turqisë.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat do të zbresin në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA: Verbruggen, Van Dijk, Ake, De Vrij, Dumfries, Simons, Reijnders, Schouten, Malen, Gakpo, Depay.

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Rice, Bellingham, Mainoo, Saka, Foden, Kane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img