Monday, December 30, 2024

Anglia mund Iranin në mes të një festivali golash

Lexo

Anglia bindi, fitoi dhe dëfreu tifozët në sfidën e parë të Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate, mposhti 6-2 Iranin në takimin e parë të grupit B, aty ku bëjnë pjesë edhe SHBA dhe Uellsi. “Tre Luanët” e nisën takimin në sulm, Harry Maguire pretendoi për një penallti, më pas u ndal nga traversa, teksa 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin emocionuese dhe sollën shpërthimin e Anglisë.

I pari gol u shënua nga ana e Bellingham. Talenti 19-vjeçari do të shënonte në të 35′, teksa Saka dhe Sterling do të mbyllnin pjesën e parë dhe shpresat e iranianëve për ta dalë me pikë, 3-0.

Goli i katërt u shënua nga Saka në të 62, ndërsa Taremi realizoi golin e ngushtimit të diferencave për 4-1. Më pas ishte radha e të sapofuturit në fushë, Rashford, që të shënonte, përpara se Grealish të dërgonte shifrat në 6-1.

Sikur të mos mjaftonin këto shifra, arbitrat zgjatën vuajtjen e Iranit me 10 minuta shtesë. Në fund ishte Taremi që shënoi nga penalltia për 6-2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img