Friday, May 3, 2024

Senegal-Holandë, publikohen formacionet zyrtare

Lexo

Dueli mes Senegalit dhe Holandës mund të jetë që tani vebdimtar për kualifikimin e mëtejshëm në Grupin A të Botërorit. Fitorja e Ekuadorit në ndeshjen e parë ka bërë që të mos lejohen gabime për t’u dhënë latino-amerikanëve një shans më shumë për kualifikimin e mëtejshëm. Ndaj për të dy ekipet, fitorja është shumë e rëndësishme për shkak të pretendimeve që kanë.

Senegali paraqitet në këtë sfidë pa Sadio Mane, i cili do të humbasë Botërorin, por do të luajë në sulm me treshen Dia-Diata-Sarr. Ndërsa Holanda do të lërë pushim në sfidën e parë Depaj, i cili nuk është në formën më të mirë fizike, teksa Bergvajn dhe Jansen do të luajnë nga starti për ekipin e Van Gal.

FORMACIONET ZYRTARE:

Senegali: Mendy, Sabaly, Cisse, Koulibaly, Ballo, Kouyate, Mendy, Gueye, Sarr, Dia, Diatta

Holanda: Noppert, Blind, Ake, Van Dijk, De Ligt, Dumfries, Frekie, Berghuis, Gapko, Bergwijn, Jansen

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img