Thursday, May 2, 2024

Aplikimet për seleksionimet me futbollistët 2006-2009 që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi

Lexo

Në datat 4 deri në 7 dhjetor 2023, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shqipëri, Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë. Seleksionimet do të zhvillohen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të gjithë lojtarët djem të vitlindjes 2006-2009, që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimeve janë hapur që në fillimin e këtij muaji dhe do të mbyllen më datë 27 nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju kujtojë se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe çdokush që preferon të bëhet pjesë e kësaj eksperience unike mjafton të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 27.11.2023 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al.

Lojtarët e vitlindjes 2006-2007 që do të marrin pjesë në seleksionim duhet të zgjedhin mes datave 4 dhe 6 dhjetor, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2008-2009 duhet të zgjedhin datën 5 ose 7 dhjetor. I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga trajnerët e katër ekipeve kombëtare të moshave si edhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea së bashku me përgjegjësin e sektorit të skautizmit dhe përgjegjësin e portierëve.

Seleksionimet do të shërbejnë për zbulimin e talenteve kuqezi, që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img