Saturday, April 27, 2024

Dinamo mund Erzenin dhe ngjitet në vend të katërt

Lexo

Dinamo City rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht Erzenin në “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Pjesa e parë prodhoi disa raste, por u mbyll pa rrjeta të prekura. Dinamovitët shënuan në minutën e 77-të me Rustem Hoxhën, në të vetmen gjuajtje në portë deri në atë minutë. Vlen të përmendet, se nga minuta e 65-të, Erzeni luajti me 10 lojtarë, pasi Atanda u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, po aq sa edhe Laçi, ndërsa Erzeni zbret në vendin e parafundit me 2 pikë më pak.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img