Monday, April 29, 2024

Ardit Krymi firmos me kampionen e Bjellorusisë, Shakhtor Soligorsk

Lexo

Ajo që përflitej prej kohësh, tashmë është bërë realitet. Bëhet fjalë për futbollistin shkodran,  Ardit Krymi, i cili duke lënë pas 8 vite karrierë të suksesshme te Vllaznia, sot ka firmosur zyrtarisht për ekipin e ri.

Në fakt Krymi, ka disa ditë që është larguar nga Shkodra duke mbërritur në Bjellorusi, kohë që i ka shërbyer klubit të ri të tij për të kryer analizat mjekësore, një kërkesë kjo për futbollin profesionist, ndërkohë që sot shtë kryer zyrtarisht ceremonia zyrtare e prezantimit të tij në radhët e ekipit të ri,  Shakhtor Soligorsk, ekip i cili si kampion i Bjellorusisë, do të luajë në turin e parë të Ligës së Kampioneve përballë Maribor të Sllovenisë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi bjellorus, i cili në faqen e tij zyrtare, shkruan:

 “Mesfushori shqiptar me tipare mbrojtëse, Ardit Krymi, ka firmosur një kontratë me klubin tonë. Krymi është i lindur në qytetin e Shkodrës dhe ka dalë nga klubi i futbollit lokal, Vllaznia. Aty ai ka nisur karrierën e tij profesioniste dhe ka luajtur deri në fund të kontratës së tij para se të transferohej te Shakhtar.  Në total, Arditi ka luajtur 239 ndeshje për Vllazninë, në të cilat ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Ai është dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë (2020/21; 2021/22)”, shkruhej në njoftimin e klubit bjellorus.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img