Saturday, October 12, 2024

Ariel Dobra e mbyll me Tomorrin. Sulmuesi është i lirë dhe po studion ofertat. Pas largimit të Kekos te Partizani, Korabi kërkon shërbimet e tij

Lexo

Ariel Dobra i ka dhene fund aventures se tij ne Berat. Sulmuesi tashme eshte lojtar i lire ne treg dhe kthehet ne nje opsion per ekipet e tjera te kampionatit shqipetar.

E ardhmja e tij pritet te jete serish ne Kategorine e Pare pasi dy ekipe jane ne “lufte” per sherbimet e tij. Korabi e shikon beratasin si lojtarin ideal per te zvendesuar Allbers Kekon me kete te fundit qe u largua drejt Partizanit.

Nderkohe Vora nga ana tjeter pas ngjitjes ne Kategorine e Pare kerkon lojtar me eksperience per te bere te mundur qendrimin sa me gjate ne kete kampionat. 26-vjeçari mbush pritshmerite e drejtuesve dhe tashme po diksutohet per nje transferim te mundshem.

Kujtojme se per Dobren interesim kishte dhe Erzeni por per shkak se beratasi ka qendruar shume larg fushes se blerte për arsye demtimi ka bere qe shijakasit te heqin dore nga lojtari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img