Monday, April 29, 2024

Gëzuar ditën e gazetarëve sportive! Shkodra, model i kësaj fushe në Shqipëri

Lexo

Nga Gjin Musa-Gazetar Romë

Sot është 2 korriku, dita ndërkombëtare e gazetarëve sportive.  Një mirënjohje dhe urim për të gjithë ata qe sot nuk jetojn me dhe brezin aktual qe punon me perkushtim ne pasqyrimin e aktiviteteve sportive nga ç’do cep i Shqiperis.

Ne kete dit e ndjej si obligim t’i kujtoj gazetaret sportiv te qytetit te Shkodres te cilet jetojn ne kujtesen e sportedashesve Shkodran dhe me gjere.Komentatori i futbollit ne Shkoder dhe nji studjues i pa lodhur ishte Ymer Striniqi i cili sot nuk jeton, dhe po ashtu Rifat Uruçi per te vijuar me Lec Zadejen, nje historian i perkryer sportive, Ramadan Bigzen, nji gazetar brilant i futbollit, çiklizmit e te gjitha sporteve, ish redaktor ne Radio-Shkodra, drejtuesi i Rubrikes Sportive po ne Radio Shkodra, Mejdan Zhivani qe u shua ne moshe te re.

Respekt per gazetarin Namik Mehmeti, veteran i gazetaris sportive, i cili edhe pse shume vitesh eshte zhvendosur ne Itali me familjen e tij, shkrimet e tij per Shkodren sportive vazhjdojne te jene prezent.

Brezi i sotem qe punojne me perkushtim ne gazetarin sportive, ku Shkodra ka plot dhe qe dua te kujtoj te pa lodhurin Gasper Marku, nji gazetar i terrenit dhe i ekranit qe sot njifet deri ne arenen nderkombetare te botes sportive.

Ne Shkoder kujtohet gazetari Tonin Frroku ku edhe pse u largua nga Shkodra per ne Korce ku jeton me familjen e tij, mbetet gjithmon ne kujtesen e shkodranve si nji gazetar dinjitoz dhe plot temperament.

Brezi i gazetareve sportiv te Shkodres, vijon me Gjergj Kolen, shume aktiv ne median e shkruar dhe vizive, Admir Urucin, pasuesin e te mirenjohurit Rifat Uruci, Senad Nikshiqin, Gjon Gjeken, Denis Bajraktarin, Endri Çinarin, deri tek brezi me i ri, me Maringlen Zhivani dhe marinela Matinë.

Ko ditë me rikthej ne kujtimet e mija te ka hersheme, ku me shkrimet e mija modeste shpesh isha pjes e jetes sportive ne Shkoder dhe me gjere. Deshira qe me mbeti pengu i jetes ishte trasmetimi i ndeshjeve te futbollit, po koha e tille ishte, jo kushdo do hynte ne kabinen e trasmetimit ne stadiumin “Vojo Kushi” te asaj kohe. Sot, nga zemra uroj te gjithe ata gazetare, komentator dhe kronist te terrenit, ta gezojne diten e gazetarise sportive.

Gjin Musa-Gazetar Romë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img