Friday, May 17, 2024

Arrestohen katër lojtarë të rinj të Realit. Dyshohen për shpërmdarjen e videove në natyrës seksuale

Lexo

Sipas El Confidencial, mund të përfshihen edhe lojtarët e ekipit të parë

Real Madridi është në shok pasi 4 lojtarë të rinj (një nga Castilla dhe tre nga ekipi i tretë) u arrestuan mëngjesin e sotëm, siç raporton El Confidencial, për një rast të dyshuar të shpërndarjes së videove të natyrës seksuale. Hetimi, shpjegon gazeta spanjolle, nisi nga një ankesë e paraqitur më 6 shtator në Mogán, një komunë në Ishujt Kanarie, nga nëna e një të mituri. Burimet e El Confidencial sigurojnë se gruaja ka thënë se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video me protagoniste të bijën dhe më pas e ka shpërndarë.

Për momentin nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të arrestuar për krimin e dyshuar, por sipas informacioneve të El Confidencial, janë të implikuar edhe lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe disa nga ekipi i parë. Lojtarët u arrestuan mëngjesin e sotëm në qytetin sportiv të Valdebebas teksa po përgatiteshin për të zhvilluar stërvitjen dhe u dërguan në organet e drejtësisë me akuzën e një krimi të dyshuar zbulimi të sekreteve të natyrës seksuale.

DEKLARATA E REAL MADRID

“Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë bërë një deklaratë për Guardia Civil në lidhje me një ankesë për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në ËhatsApp. Kur klubi të ketë njohuri të hollësishme për faktet, do të marrë masat e duhura”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img