Thursday, April 25, 2024

Atletikë-Pista e stadiumit “Loro Boriçi” me tartan të ri, shtrohet pjesa e parë e asfaltit

Lexo

Problemi i pistës së tartanit në stadiumin “Loro Boriçi” është shdërruar në një makth të vertetë për atletikën shkodrane. Sportistët, trajnerët dhe drejtuesit e ekipeve të Vllaznisë në atletikë vazhdojnë të vuajnë cilësinë e dobët të tartanit, e cila për të disatën herë del jashtë përdorimit. E gjitha kjo është në dëm të një brezi të talentuar atletësh, të cilët detyrohen të sterviten në kushte të tjera jashtë standarti për të marrë pjesë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Por, më së fundmi, autoritetet përkatëse vendore në bashkëpunim me firmën përkatëse që është marrë me punimet në stadiumin “Loro Boriçi” kanë filluar shtrimin e tapetit të ri të tartanit. Sipas specialistëve përkatës që po merren me punimet përkatëse, fillimisht po punohet në shtrimin e shtresës së asfaltit, dhe më pas do të vijë edhe proçesi i dytë, ai i vendosjes së shtresës së tartanit.

Një ndërhyrje e tillë është pritur mirë nga ana e sektorit të atletikës, pasi shumë shpejt pritet të bëhen me tapet të ri, i cili do të shtrihet në tërë pistën e 400 metrave të pistës që rrethon fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.

Më së shumti, vendosjes së tapetit të ri të tartanit i gëzohet kampioni dhe rekordmeni i vrapimeve të distancave, 200 dhe 400 metra, Franko Burraj së bashku me trajnerin Bruno Rrotani, të cilët synojnë të jenë në listën e më të mirëve, jo vetëm të Ballkanit por edhe të Europës. Dhe, së bashku me Burrajn, kësaj piste i gëzohen edhe dhjetra talente të tjerë shkodranë në disiplina të ndryshme, me të cilët Vllaznia është shpallur kampione absolute e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img