Thursday, April 25, 2024

Atletikë- Vllaznia për meshkuj dhe Skëndërbeu për femra, fitues të Kupës së Shqipërisë. Gega e Tiranës dhe Çardaku i Vllaznisë, sportistët më të mirë të aktivitetit

Lexo

Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra janë fituesit e Kupës së Shqipërisë në atletikë, që pasditen e së martës është zhvilluar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”. Jo vetëm kaq, por janë thyer dhe tre rekorde kombëtare. I pari vjen nga Luiza Gega në 5000 metra me kohën e re 15’22”18, ndërsa kështu ishte dhe sportistja më e mirë e aktivitetit. Më pas rekordi të ri në 100 metra për të rinj vendos Leandro Çardaku i Vllaznisë me kohën e re 11”01, teksa u shpall dhe sportisti më i mirë i aktivitetit. E në fund dhe një rekord të ri po në 100 metra, por këtë herë për të reja, ka ardhur nga Erisa Myrtollari me kohën e re 12”28.

Mundet të kishte dhe rekord tjetër kombëtar, ndërsa atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj në 200 metra ka qenë vetëm dy të qindtat larg përmirësimit të rezultatit që ai mban po vetë. Sigurisht keqardhje, por që Burraj nuk ndalet këtu.

Fitorja e trofeut të Kupës së Shqipërisë nga ana e Vllaznisë është për të 14-tin vitë radhazi. Një sukses ky që e ka bazën në punën pasionante dhe shumë profesionale të stafit teknik, kryetrajnerit Albert Marashi së bashku me kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj. Rezultatin më të mirë individual e arriti, Leandro Çardakut që u shpall fitues i garës së 100 m, njëkohesisht thyen Rekordin Kombëtar për të Rinjë me rezultatin 11”01 Rekord i cili mbahej nga sportisti i mirenjohur Admir Bregu prej 23 vitesh. Ndërkohë,  krahas Franko Burrajt që në 200 m fiton vendin e parë dhe për vetëm 2 të qindtat nuk arrin përmirësimin e rekordit, figurë shumë të mirë sportive bënë edhe Ravio Rama ne 110m/p, 4xx100m, Muhamet Çengeli ne Kercim se gjati, Glenis Haxhiaj ne kercim se larti, Durjon Idrizaj ne 110m/p, 100m, Genald Selhanej ne 100m, 200m, Kolindo Kiri ne kercim se gjati, kercim 3-hap, Endri Rakaj ne Kercim se gjati, 3-hap, Erdi Duka ne Kercim se gjati, 3-hap. Erisa Rrasa ne kercim se gjati, 3-hap.

Ndërkohë si sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, ashtu dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, kanë vlerësuar jo vetëm organizimin, por dhe faktin që “Loro Boriçi” ka shansin për aktivitete ndërkombëtare në atletikë. Në prononcimet e tyre mediatike, ato vunë në dukje cilësinë infrastrukturore që disponon stadium “Loro Boriçi”, i cili në raport me stadiumin “Elbasan Arena” që 6 korsi, ky i Shkodrës ka 8 korsi, çka e bën atë të liçensuar nga strukturat e federatave europiane dhe botërore të presë Mitingje të rangjeve të larta Ndërkombëtare.

Për t’u theksuar është edhe konkurimi i një atleti shumë të njohur nga Gjakova, Tirron Mamushi, i cili duke përfaqësuar Elbasanin u shpall fitues në garën 3000 metrave. Ndërkohë, që Kupa e Shqipërisë pati dhe pjesëmarrjen e atletëve ukrainas, të cilët që nga 30 marsi ndodhen në Shqipëri për t’iu shmangur sa më shumë luftës me Rusinë.

Por, fatkeqësisht, aktiviteti i Kupës së Shqipërisë nuk ka shkuar mirë për Izmir Smajlajn. Atleti shkodran që përfaqëson Tiranën, e priste me shumë emocione konkurimin në stadiumin ku ai është rritur si sportist nën patronazhin e ish trajnerit të tij, Vildan Tufi, porn ë kërcimin e tij të pestë është dëmtuar dhe për fat të keq është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për një shërbim më të specializuar.  Megjithatë Kupa e Shqipërisë në atletikë për të rritur i përmbushi pritshmëritë e saj, ku, krahas Vllaznisë për meshkuj dhe Skënderbeut për femra që fituat trofetë përkatës, më i fituar duket se doli stadiumi “Loro Boriçi”, që me organizimin model realizuar pas një pauze të gjatë, mori garancinë e zhvillimit edhe të aktiviteteve të tjera, kombëtare dhe ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img