Sunday, April 14, 2024

UEFA Futsal Champions League / Përfundojnë ndeshjet e Grupit H, Tirana e mbyll në vendin e dytë

Lexo

Kanë përfunduar ndeshjet e Grupit H të fazës para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2023/24, që u luajtën në Tiranë dhe u organizuan nën kujdesin e FSHF-së. Në këtë grup merrte pjesë edhe kampioni e Shqipërisë, Tirana Futsal, që në përfundim të ndeshjeve u rendit në vendin e dytë. Bardheblutë ishin pranë kualifikimit për në fazën tjetër por u mundën në duelin final nga skuadra boshnjake e KMF Radnik Bijeljina me rezultatin 7-2.

Ndeshja e luajtur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit ka qenë mjaft e bukur dhe plot gola e emocione. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me anë të Mirko Marinkovic në minutën e 4-t, por Tirana u kundërpërgjigj shpejt me golin e Mentor Mejzinit në minutën e 6-të.

Baraspesha nuk zgjat shumë dhe Radnik Bijeljina rikthehet në avantazh me golin e Dejan Pavlovic, teksa po në pjesën e parë miqtë thellojnë epërsinë me golin e Mirko Marinkovic, ndërsa Tirana ngushton momentalisht diferencën me anë të Kemajl Gashit. Me të filluar pjesa e dytë është Marinkovic që shënon golin e dytë personal dhe pak më vonë edhe golin e tij të tretë, ndërsa në fund Emir Hodžić dhe Stefan Rakić fiksojnë me golat e tyre rezultatin final 7-2.

Kësisoj KMF Radnik Bijeljina fikson fitoren e dytë në grup pas as ndaj Sparta Belfast dhe kualifikohet për në fazën tjetër me 6 pikë, ndërsa Tirana e mbyll e dyta.

Siç është bërë e ditur skuadra Cefn Druids nga Uellsi është tërhequr nga gara dhe nuk do të marrë pjesë në këtë turne, duke bërë që Grupi H të mbetet me vetëm tre ekipe dhe në total do të luhen tre ndeshje.

Ky ishte edicioni i tretë radhazi që ndeshjet e njërit prej grupeve të Futsal Champions League zhvillohen në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që vlerësimet nga ana e UEFA-s kanë qenë mjaft pozitive edhe këtë herë.

Më poshtë edhe kalendari i ndeshjeve të Grupit H në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League:

UEFA Futsal Champions League 2023/2024

Kalendari i ndeshjeve të Grupit H

Dita e parë / 23 gusht

KMF Radnik Bijeljina (BIH) – Sparta Belfast (NIR)       16 – 2

Cefn Druids (WAL) – Tirana Futsal (ALB)

(E anuluar)

Dita e dytë / 24 gusht

Cefn Druids (WAL) – KMF Radnik Bijeljina (BIH)

(E anuluar)

Tirana Futsal (ALB) – Sparta Belfast (NIR)         7-3

Dita e tretë / 26 gusht

Sparta Belfast (NIR) – Cefn Druids (WAL)

(E anuluar)

Tirana Futsal (ALB) – KMF Radnik Bijeljina (BIH)        2-7

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img