Saturday, July 27, 2024

Ballkani-Bate Borisov, sonte ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtinë për Conference League. Trajneri Ilir Daja dhe mesfushori Nazmi Gripshi në konferencë shtypi

Lexo

Për të dytin vit radhazi, Ballkani është në fazën e Play-Offit të Conference League. Kampionët e Kosovës, do të kërkojnë të kalojnë dhe pengesën e fundit që është është Bate Borisov.

Në prag të duelit të së enjtes, Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtypin, ku komentoi problemet që ka në skuadër. “Nëse do të kisha të gjithë lojtarët në dispozicion nuk do të kishim shumë probleme. Por fakti se na është larguar Rrahmani dhe na janë dëmtuar disa lojtarë na vështirëson disi punën sa i përket prezantimit të një formacioni konkurues”, tha Daja.

Më pas, tekniku u ndal edhe te kundërshtari i play-off-it, BATE Borisov, ku u shpreh se do t’i vlerësojnë bjellorusët për eksperiencën që kanë në kompeticionet europiane. “Siç thatë edhe ju BATE është një ekip me shumë eksperiencë në Europë dhe ne e vlerësojmë maksimalisht edhe pse nuk kanë bërë një rrugëtim të mirë këtë sezon”, paralajmëroi Daja.

Më pas ishte radha e mesfushorit të Ballkanit, Nazmi Gripshi. Ky i fundit u shpreh në konferencë se kërkon ndihmën e tifozëve për të arritur një rezultat pozitiv. “Fakti që jemi këtu ku jemi do të thotë se nuk është rastësi. Ne jemi të aftë për të shfaqur futboll atraktiv dhe shumë sulmues dhe të njëjtën gjë synojmë edhe në takimin e radhës”, pohoi Nazmi Gripshi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img