Saturday, July 27, 2024

Barazim emocionues në Partizani-Egnatia. Supergol i Fernandos dhe penallti e pritur nga Alban Hoxha

Lexo

Partizani-Egnatia 1-1 (Shënues Bintsuka 6’, Fernando 22’)

Në barazim, 1 me 1 është mbyllur sfida e dytë e ditës së sotme dhe e treta sipas radhës për javën e katërt të Abissnet Superiore. Partizani priti në stadiumin “Arena e Demave”, në kryeqytet Egnatian në një ndeshje që rezervoi emocione të shumta, që krahas të tjerave, kishte një supergol të Fernados dhe një penallti të pritur nga Alban Hoxha goditur nga Daumena.

Ndeshja ka nisur mjaft mirë për skuadrën kryeqytetase, të drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç, pasi ajo e ka gjetur epërsinë pas vetëm 6 minutash lojë, me anë të atij që nuk ka vonuar të bëhet instrumental në rezultatet e të kuqve, Bintsukës.

Megjithatë, Egnatia ka reaguar dhe e ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe, në minutën e 23-të, Fernando Medeiros, ka barazuar shifrat me një gol të jashtëzakonshëm. Madje skuadra mike do të ketë mundësi të përmbysë shifrat në minutat e fundit të pjesës së parë, kur ka fituar një 11-metërsh, por goditja e Duamenës nga pika e bardhë, është grushtuar nga portieri Alban Hoxha.

Kështu 45 minutat e para mbyllen në barazim 1-1, ndërsa ato të dytat kanë parë një lojë të hapur të të dyja skuadrave, që kanë kërkuar golin që do të ndryshonte shumëçka.

Pjesa e dytë është shoqëruar me lojë të hapur nga dy skuadrat, që lejuan më shumë hapësira në prapavijë. Por në fund asnjëra nuk diti të gjente përsëri rrugën e rrjetës dhe u desh të kënaqej me një pikë në këtë barazim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img