Friday, March 29, 2024

Barcelona mund në transfertë Espanyol 2-4 dhe siguron titullin kampion katër javë nga mbyllja e kampionatit në La Liga

Lexo

Blaugranët mposhtën Espanyol në derbi me rezultatin 4-2. Kështu Xavi fiton kampionatin e tij të pare si trajner i Barçës

Nuk ka gjë më të bukur se të fitosh në fushën e rivalëve. Barcelona e përjeton atë, duke festuar Ligën e saj të 27-të, e para e epokës së Xavi dhe e para që nga 2018-19, pikërisht në fushën e Espanyolit. 4-2 në derbi dhe nokauti më i hershëm nga Atletico Madridi i japin Barçës titullin me katër ndeshje akoma për të luajtur, 85 pikë në 34 javë.

Të besuarit e trajnerit Xavi e nisën fuqishëm menjëherë, duke rrezikuar me Pedrin dhe duke kaluar në avantazh me Leëandoski pas 10 minutash lojë, goli i tij I 20 në La Liga. Dhjetë minuta më vonë ishte Balde ai që dyfishoi shifrat pas një krosimi të Pedrit.  Goli i tretë ishte në ajër dhe mbërriti në minutën e 40-të, kur Raphinha peshkon Leëa-n për të kompletuar dopietën e qendërsulmuesit polak. Mundësia e vetme e Espanyolit erdhi në fund të pjesës së parë, me goditjen e ish-it Braithëaite dhe pritjen e ter Stegen.

Në pjesën e dytë, Barcelona nuk e humbi mundësinë për të realizuar pokerin. Në minutën e 53-të Kounde realizoi me asistimin e De Jong, 4-0. Në finale, tensioni Blaugrana ra dhe Espanyol e shfrytëzoi: Puado gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73-të, duke mposhtur ter Stegenin. Ndërkohë, në minutën e 92-të ishte Joselu që e bëri më pak të dhimbshme humbjen e Espanyol.

Barça fiton 4-2 dhe është një festë e dyfishtë, sepse La Liga është blaugrana me një diferencë të pakapshme nga rivalët e tyre kur kanë mbetur ende katër ndeshje për tu luajtur. Espanyol mbetet i parafundit me 31 pikë (-4 nga i katërti nga fundi) dhe rrezikon rënien.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img