Friday, April 26, 2024

Bardhi: Barazimi i drejtë me Veleçikun, Besëlidhja është pretendente kryesore në grup

Lexo

Për trajnerin e ekipit lezhjan, Besëlidhja, barazimi 1 me 1 i regjistruar në ndeshjen e sotme në mes Veleçikut vendas dhe Besëlidhjes mysafire ishte i drejtë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, tekniku Bardhi pohoi se për fazën e dytë, Besëlidhja do të jetë krejt tjetër, madje garantoi se diferenca prej 6 pikësh me kreun nuk përbën problem që ajo të jetë përsëri pretendente për vendin e parë dhe kalimin në Superiore.

“Kishim ardhë për fitore në këtë përballje, por bazuar edhe në lojën që u zhvillua, edhe barazimi i vlefshëm është. Pjesa e dytë nuk foli për ne, ndërkohë që në pjesën e parë bëmë një lojë më të mirë ku edhe shënuam. Menduam se do të mbanim ritmin e duhur edhe në vazhdim të ndeshjes, por futbollistët e mi nuk i zbatuan si duhet detyrat që i dhamë. Tentuam që të kalonin përsëri në avantazh ku edhe patëm dy-tre raste por nuk mundëm të shkonim tek fitorja.”, u shpreh trajneri Bardhi. Sipas asaj që u dha në fushën e lojës mendoj se barazimi ishte i drejtë për të dy ekipet. Për Veleçikun mund të them se luajti më mirë deri sa arriti të gjejë golin e barazimit, por pas barazimit edhe ne tentuam të gjenim edhe një gol tjetër fitoreje që nuk arritëm. Futbolli don edhe fat për të marrë rezultatet e duhura. Megjithatë, me lojën e sotme jam i kënaqur, skuadrës nuk kam se çfar t’i kërkoj më tepër.”, vijoi njëshi i pankinës lezhjane, Sinan Bardhi.

Në fillim të kampionatit, Besëlidhja konsiderohej pretendente kryesore në grup, por në vijim luhatjet në rezultate e kanë zbritur poshtë në renditje. Megjithatë, për Bardhin nuk përbën mundësitë e rikuperimit për Besëlidhjen ekzistojnë. “Kampionati i jonë është shumë i vështirë, janë 4-5 skuadra të një niveli, megjithatë Dinamo me këtë që po tregon duket se ka një cilësi më shumë se sa ekipet e tjera. Sidoqoftë, lufta është e hapur, kampionati është i gjatë, nuk është asgjë 6-7 pikë përpara në këtë kampionat. Si pretendente kryesore deri më tani shikohet se është Dinamo, e cila po mban nivelin e duhur, ndërsa tre ekipet e tjera jemi aty-aty. Por e thashë edhe më sipër, kampionati është i gjatë, do të ndeshemi dy-tre herë me njëri tjetrin me ekipet pretendente, kështu që me përforcimet që do të bëjmë, skuadra mund të shkojë akoma më shumë përpara. Madje duhet thënë se që tani kanë ardhë disa lojtarë të rinjë nga Serbia ku kanë filluar menjëherë stervitjen me ekipin dhe me sa pamë janë lojtarë cilësorë.”, tha në vazhdon Bardhi.

I pyetur, nëse Burreli, është surpriza e këtij sezoni, që në fakt ka zhvilluar lojra të bukura në këtë fazë të parë, trajneri Bardhi nuk është i këtij mendimi:”Jo, nuk mendoj se Burreli është surpriza e këtij sezoni, Dinamo faktikisht për lojrat që kemi prodhu deri më tani e ka treguar se është ajo protogoniste. Por, me lojrat që kemi zhvilluar, mendoj se ne si Besëlidhje jemi akoma në valle si pretendentë, mos të them edhe kryesorë, pamvarësisht se pikëve që kemi më pak në tabelë mbrapa Dinamos.”, përfundon trajneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi.

G. MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img