Tuesday, May 7, 2024

Basket Femra-Play Off/Tirana fiton aktin e dytë të finales

Lexo

Fiton 60-53 ndaj Flamurtarit në kryeqytet, gjithçka erdhi drejtpërdrejt në RTSH 3

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra ka vijuar të premten serinë e “play-off”-it final të titullit “kampion”, me takimin e dytë, që është luajtur në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të kryeqytetit, midis Tiranës dhe Flamurtarit.

Sfida midis kryeqytetaseve dhe vlonjateve, dy skuadrave që e mbyllën sezonin e rregullt në dy vendet e para të renditjes, dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 3 ka parë një 10-minutësh të parë të luftuar dhe, falë një mundësie të humbur të vlonjateve në sekondat e fundit, janë vajzat bardheblu që e fitojnë atë me vetëm një pikë epërsi, 15-14.

Ndërkaq, edhe 10-minutëshi i dytë ka qenë i mbizotëruar nga Tirana, që do ta fitojë atë edhe më bindshëm, me shifrat 22-14, duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë prej 9 pikësh të skuadrës kryeqytetase, 37-28.

Ndonëse skuadra vlonjate do të reagojë pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, duke e nisur mirë 10-minutëshin e 3-të, që ka qenë i luftuar dhe i karakterizuar nga gabimet e shumta, është Tirana që e ka fituar atë me shifrat 8-6, janë kryeqytetaset që vijojnë të kryesojë pas një gjysmë ore lojë me 11 pikë epërsi, 45-34.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën e Flamurtarit të vazhdojë të luftojë, dhe do ta fitojë këtë fraksion loje 19-15, por kjo nuk mjafton, pasi ndeshja të mbyllet me fitoren e Tiranës me shifrat 60-53.

Tirana e fiton kështu aktin e dytë të finales së titullit në koshin e femrave dhe shpreson që ta mbyllën çështjen e titullit që në sfidën e 3-të në Vlorë pas pas ditësh.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img