Lëvizja më e fundit e Vllaznisë në basketboll për meshkuj është marrja e basketbollistit amerikan, Ashton Parker. Me një përvojë pozitive në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Parker, iu bashkua Superligës së basketbollit shqiptar, ku pjesën e parë të sezonit 2024-2025 e luajti me ekipin e Kamzës.
Pozicioni i tij i preferuar është ai i qëndrës, pikërisht aty ku Vllaznia ka nevojë më shumë për tu përforcuar, ndaj ishte kjo arsyeja që stafi teknik në bashkëpunim me Shoqatën e Basketbollit Vllaznia, bënë të mundur veshjen e tij kuqblu.
Nga sa bëhet e ditur, Parker vjen në formë huazimi tek Vllaznia për të kontribuar në ndeshjet e mbetura të kampionatit, dhe bazuar në përformancën e tij në fushën e lojës do të shikohet mundësia për vazhdimin e bashkëpunimit më gjatë në gjirin e kuqebluve.
Debutimin e tij me uniformën e Vllanzisë, Parker e ka bërë ditën e djeshme ku Vllaznia luajti në transfertë ndeshjen e Ligës Unike kundër skuadrës kosovare, Golden Eagle Ylli.
Në kampionatin e Superligës shqiptare, për momentin, Vllaznia, renditet në vendin e parafundit te klasifikimit me 21 pikë, por objektivi i saj është të përfrshihet mes skuadrave të fazës Play Off.
Një gjë e tillë mund të realizohet nëse Vllaznia kalon me sukses ndeshjen e së shtunës, të cilën do ta luajë në shtëpi përballë Tiranës. Takim ky, që do të luhet në pallatin e sportit “Qaqzim Dervishi” të Shkodrës prej orë 20:00 dhe që për basketbollistin e huazuar Ashton Parker, do të jetë i pari përpara tifozërisë shkodrane .