Është folur prej kohësh duke u dhënë variante nga më të ndryshmet, ku e fundit ishte edhe diskutimi për ndërhyrjen në Kompleksin Sportiv Zmijani, por duket se diskutimet e mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak nuk ishin plotësisht dakord për atë variant, i cili gjendej në një mjedis privat.
Pas një diskutimi dhe analize të grupit të punës në strukturat bashkiake, është propozuar një tokë e lirë që i përket Bashkisë Shkodër në territorin pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Lajmin e bëri të ditur Ardit Behari, i cili ishte i ftuar në emisionin Studio Sport-RTSH Shkodra mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas Beharit, një ish futbollist dhe trajner futsale, i cili aktualisht shërben si profesionist i sektorit të financës pranë Bashkisë Shkodër, propozimi I grupit të punës për ndërtimin e dy fushave të futbollit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit në periferi të qytetit, territori pranë Varrezave të Dëshmorëve është miratuar nga antarët e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe së shpejti merr edhe rrugën zyrtare të zbatimit të projektit.
Gaspër MARKU


