Thursday, May 2, 2024

Basketboll Femra-Liga Unike/Prizrenaset e Bashkimit mundin thellësisht Tiranën në transfertë 49-81

Lexo

Liga Unike, Shqipëri-Kosovë, në basketboll për femra, ka vijuar mbrëmjen e së enjtes me ndeshjet e radhës duke ballafaquar, Tiranën vendase me Bashkimin e Prizrenit mysafir. Ndeshja e luajtur në   Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, është dominuar plotësisht nga mikeshat prizrenasi, madje në përfundim e kanë mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultat të thellë 49-81.

Perioda e pare fitohet nga Bashkimi me rezultatin 10-29. Mikeshat fitojnë edhe periodën e dytë, këtë radhë me shifrat 15-26 duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 25-55.

E vetmja periodë që fitohet nga Tirana është ajo e treta, që mbyllet 18-15. Bashkimi i Prizrenit rikthehet përsëri tek fitorja në periodën e katërt me shifrat 6-11, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë, 49-81 për Prizrenin. Kjo është fitorja e dytë e Bashkimit të Prizrenit në Ligën Unike që kryson renditjen së bashku me Penzën, ndërkohë që Tirana pëson humbjen e dytë në këtë kompeticion.

Ndeshjet e Ligës Unike do të vijojnë të luhen këtë fundjavë pëer kategorinë e meshkujve.  Sipas kalendarit, të shtunën duke filluar nga ora 17.00 luhet ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, që një ditë më pas, të dielen, në kalendar është çifti i Ligës Unike,   Vllaznia – Rahoveci, takim që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke filluar nga ora 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img