Thursday, May 2, 2024

Basketboll Meshkuj-Superliga/Vllaznia mund Partizanin dhe kryeson kampionatin

Lexo

Vllaznia-Partizani 96-83(27-17, 24-21, 22-20, 23-25)

E mërkurë, 10 nëntor 2021, ora 18.00, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës

Vllaznia: Justin Bessard(22), Antonio Shabani(0), Nikola Rakoçeviç(9), Veton Gjeçaj(0), Herion Faslija(0), Redi Rakaj(C)(6), Robert Shestani(14) Jonathan Opston Stove(22), Elian Memçaj(7), Bryce Mickel Cashman(2), Mathew Butler(12), Davante Tyji Cooper(2). Trajner: Nikola Milatoviç

Partizani: Marvin Prodani(15), Mirel Jani(C)(19), Pëllumb Bisheva(0), Jeton Huqi(0), Majk Vaqarri(6), Griffin Bebnjamin Ramme(26), Sirdi Pregja(4), Skerdi Jareci(2), Florian Zavalani(11). Trajner: Erdal Borova

Gjyqtarë: Andi Bejko, Edison Gjoni, Ani Balliu

Vllaznia e koshit për meshkuj është rikthyer tek lojrat dhe rezultatet e saj pozitive. Pas një luhatje që pati dy javë më parë ku Kamza Basket e mundi dy herë radhazi, për Superligën shqiptare dhe Ligën Unike, kuqeblutë e drejtuar nga Nikola Milatoviç kanë realizuar tre fitore radhazi. E treta, ishte ajo e mbrëmjes së sotme, kur Vllaznia mundi Partizanin me rezultatin 96 me 83.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u dominua tërësisht nga skuadra kuqeblu. Baza kryesore e fitores ndaj Partizanit u sigurua që në periodën e parë ku shifrat e avantazhit në favor të Vllaznisë ishin me 10 pikë diferencë, 27-17. Kjo diferencë u shtua më shumë me fitoren e periodës së dytë me rezultatin 24-21 duke e mbyllur pjesën e parë 51 me 38.

Vllaznia vazhdon të luajë mirë edhe në periodën e tretë, të cilën e fiton me rezultatin 22-20. Ndërkohë, e vetmja periodë që u shfaq skuadra mike e Partizanit, të cilën e fitoi me vetëm 2 pikë diferencë, me rezultatin 23-25, duke mos arritur të ndalë fitoren e meritur të Vllaznisë me shifrat e përgjithshme, 96-83.

Ndonëse, një fitore pa shumë vështirësi, sepse përballë pati skuadrën e vendit të fundit në renditje, ajo merrë vlerat e veta, sepse e ngjitë Vllazninë në vendin e parë të renditjes duke kryesur Superligën e basketbollit për meshkuj. Ndërkohë, përpos kësaj, për tu përshëndetur është sepse në këtë ndeshje, dhe sidomos në pjesën e dytë, trajneri Milatoviç aktivizoi në fushën e lojës lojratët e formacionit të dytë, të cilët sipas tij, e bënë mirë punën në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img