Wednesday, May 8, 2024

Superliga e futbollit U-21/Vllaznia barazon 1-1 me Egnatian në shtëpi, shënon Eraldo Deda për kuqeblutë

Lexo

21 vjeçarët e Vllaznisë nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se sa një barazim me rezultatin 1 me 1 përballë Egnatias, takim ky i vlefshëm për javën e gjatë të Superiores të kësaj kategori moshe. Kuqeblutë kryesues të tabelës së klasifikimit të drejtuar nga trajneri anglez Dean Sibson dhe kolegu i tij Ergi Borshi kosideroheshin favoritë për fitimin e kësaj ndeshje, aq më tepër që përballja në fjalë luhen në fushën e Vllaznisë. Por, sfida e luajtur pasditen e sotme në Kompleksin Sportiv “Zmijani” foli ndryshe.

Miqtë nga Rrogozhina duket se kanë “kopjuar” ekipin e parë që vetëm dy ditë më parë e mbyllën në barazim, po 1 me 1 përballjen mes tyre për javën e tetë të Abissnet Superiore, duke marrë një pikë shumë të vleshme në transfertën e Shkodrës.

Referuar kronikës së lojës, pjesa e parë shtë mbyllur në barazim 1 me 1, ndërkohë që në 45 minutat e së dytës në skenë del Eraldo Deda, sulmuesi kuqeblu, i cili pasi rikthehet nga një dëmtim i rëndë që e la jashtë fushës së lojës për shumë javë, tashmë është rikthyer në zanatin e tij të shënimit të golave. Ka qënë minuta e 68-të, kur Deda tund rrjtën rrogozhimase duke e kaluar në avantazh Vllazninë.

Avantazhi duket se i jep molalin e duhur skuadrës kuqeblu, e cila rrezikon edhe disa herë të tjera me raste të pastra shënimi, por pikërisht atëherë kur pritej goli i dytë dhe i sigurisë për Vllazninë, është Egnatia që në minutën e 85-të shënon golin e barazimit me anë të Kabufit.

Minutat në vazhdim nuk ndryshojnë asgjë duke lënë në fuqi barazimim 1 me 1. Një barazim që kënaq miqtë nga Rrogozhina, ndërkohë që lënia e dy pikëve në Shkodër i kushton jo pak Vllaznisë, pasi në këtë mënyrë humb edhe pozitën kryesuese të Superligës së 21 vjeçarëve.

Në kuadrin e javës së gjashtë të Superligës U-21, sot janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera, ku Tirana dhe Kukësi kanë fituar në transfertë, respektivisht me Teutën 0-1 dhe Apoloninë 0-4.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img