Sunday, April 28, 2024

Basketboll/ Tirana përmbys Besëlidhjen dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Lexo

Tirana është shpallur fituese e kampionatit kombëtar të basketbollit, pasi ka realizuar një përmbysje në finale ndaj Besëlidhjes. Skuadra e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj ia ka dalë të fitojë në këtë finale të pestë të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” me shifrat 89-64 për të plotësuar përmbysjen në këtë seri të cilën e filloi me 2 humbje dhe për të ngritur lart trofeun.

Në periodën e parë të kësaj ndeshje, sfida ishte e barabartë duke u mbyllur me shifrat 21-21. Në periodën e dytë, bardheblutë më pas filluan që të bënin diferencën duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me avantazhin 41-38.

Në periodën e tretë, Besëlidhja nuk kishte saktësi ne gjujte dhe kjo bëri që Tirana të shkëputej dhe t’i jepte siguri skuadrës. Bardheblutë realizuan 25 pikë, skuadra lezhjane shënoi vetëm 13 pikë në këtë periodë. Kryeqytetasit vazhduan të ishin më të saktë poshtë koshit dhe me kundërzbritjet e tyre edhe në periodën e katërt duke bërë të qartë fatin e kësaj finaleje të pestë duke e mbyllur takimin me rezultatin e thellë 89-64.

Kështu, bardheblutë plotësuan përmbysjen e jashtëzakonshme duke kaluar nga 0-2 në 3-2 për të fituar titullin e 21-të në historinë e klubit.

Play off-Meshkuj

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 93-77

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 73-80

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 63-76

Nd.4, Tirana – Besëlidhja, 82-66

Nd.5, Besëlidhja – Tirana, 64-89

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img