Boks-Botërori i “Uzbekistan 2023”. Tre humbjet e para për boksierët tanë: Nurja, Zeneli dhe Hysa eleminohen në turin e parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati Botëror i boksit që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit nuk ka nisur mirë për tre nga boksierët e kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për boksierët, Denis Nurja, Krenar Zeneli dhe Nelson Hysa, të cilët  me humbjet e pësuara në ndeshjet e para janë eleminuar nga vazhdimi i konkurimit në botëror që në turin e parë.

Sipas informacionit marrë nga Tashkent të Uzbekistanit nga trajnerët e kombëtares shqiptare, Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila, të tre boksierët kuqezi bënë një përfaqësim dinjitoz në ring, por falë edhe nivelit të lartë të kundërshtarëve që kishin përballë, nuk arritën të dalin fitues.

Konkretisht, Denis Nurja, konkurues në peshën 71 kg kishte përballë boksierin e përfaqësueses së Trinidat Tobako, ku edhe pse Nurja e fitoj raundin e parë nuk arriti që ta mbajë avantazhin në dy raundet e tjera duke e humbur të gjithë ndeshjen 2-1.

Ndërkohë, me humbje i kanë mbyllur ndeshjet e tyre edhe dy boksierët e tjerë, Krenar Zeneli i peshes 60 kg dhe Nelson Hysa i peshes +92 kg. I pari, Zeneli, u ndesh me boksierin e përfaqësueses së Spanjes dhe i dyti, Hysa, kishte përballë boksierin e përfaqësueses së Ekuadorit, Congo Gerlon, boksier ky i klasifikuar i pesti në botë për peshen e tij në kampionatin botëror të 2021 i zhvilluar në Serbi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img