Monday, October 14, 2024

Basketboll-Trajneri Bledar Gjeçaj kërkon Ligë Unike edhe me femrat

Lexo

Më së fundmi,pas një periudhe të gjatë ndërprerje ekipet kuqebu të lojrave me dorë janë rikthyer për të zhvilluar seancat stervitore në mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Një gjë të tillë e ka bërë edhe ai i basketbollit për femra që edhe këtë vitë do të vijojë të drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj.

Në dispozicion të teknikut shkodran këtë sezon janë vetem basketbolliste shkodrane duke bërë që në këtë kampionat Vllaznia të prezantohet me lojtare vendase, megjithatë nuk përjashton mundësinë që gjatë ditëve të ardhshme klubi Vllaznia dhe strukturat vendore t’i mundësojë marrjen si përforcim edhe të ndonjë lojtare cilësore nga jashtë. Gjatë prononcimit për VeriuSport, trajneri Gjeçaj ka komentuar edhe Ligen Unike me Kosoven në basketboll për meshkuj, e cila pritet të vihet në jetë për herë të parë këtë sezon sportiv.

Sipas tij, një gjë e tillë është mjaft e rëndësishme sepse rritë konkurencen dhe cilësinë sportive. Por, ndërkohë ai shton se një gjë e tillë duhet të aplikohet edhe me femrat. Madje, sipas burimeve të tij, të dy federatat sportive të basketbollit, Shqipëri dhe Kosovë e kanë diskutuar një gjë të tillë dhe me të gjitha gjasat sezonin e arshëm do të kemi dy Liga Unike me Kosoven, në basketboll për meshkuj dhe femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img