Friday, April 26, 2024

Basketboll meshkuj-Amerikanët Harding dhe Madisom të kënaqur në Shkodër

Lexo

Ashtu si edhe sezonin e kaluar në formacionin e Vllaznisë do të ketë përsëri basketbollistë amerikanë. Quincy Harding dhe Ricky Madisom është dyshja e ardhur nga përtej oqeanit për të veshur këtë sezon sportive fanelen e Vllaznisë. Ato kanë disa ditë që kanë mbërritur në qytetin verior duke vijuar përgatitjet me skuadren që këtë sezon drejtohet nga trajneri Afrim Bilali duke pasur ndihmës të tij Ervin Berdicen.

VeriuSport i ka kontaktuar dy amerikanët e Vllaznisë duke marrë përshtypjet e para për qytetin si dhe skuadren kuqeblu. “Jemi për herë të parë në Shqipëri dhe po kështu edhe në Shkodër. Një qytet që për hirë të së vertetes na ka bërë për vete që në momentin e parë që kemi mbërritur për vete.

Kohën e lirë e kalojmë kryesisht në pedonalen e qytetit ku konstatojmë që njerëzit janë shumë miqësore me ne duke na ftuar shumë herë edhe për kafe. Kemi mësuar që edhe deti është shumë afër dhe shumë shpejt do të jemi edhe atje”, shprehen ato. Sa i përket skuadres, ato thonë se po punojnë fortë në stervitje dhe presin me padurim fillimin e kampionatit duke pasur si synim fitimin e trofeve me skuadren kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img