Saturday, July 27, 2024

Bekim Balaj feston sot ditëlindjen, FSHF urim special për liderin kuqeblu

Lexo

Kapiteni kuqeblu, Bekim Balaj feston sot 33-vjetorin e lindjes. Aty ku e ka nisur që në vogli futbollin, pasi ka kaluar një karrierë të suksesshme me skuadrat e tjera, brenda dhe jashtë vendit, sulmuesi shtatlartë i Vllaznisë po mban mbi supe gjithë përgjegjësinë e shënimit të golave, ndërsa me shiritin e kapitenit në krah po udhëheq shkodranët drejt rezultateve pozitive.

Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte urimi nga FSHF-ja për goleshënuesin e Vllaznisë përmes një postimi në rrjetet sociale teksa shkruan:

“48 ndeshje me Shqipërinë dhe 9 gola të shënuar, sot feston ditëlindjen e 33-të sulmuesi Bekim Balaj. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë!

Gëzuar ditëlindjen Bekim!”, thuhet në postimin e FSHF-së.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img