Sunday, November 10, 2024

Broja bën gjest lideri, shkon te tifozët pas humbjes

Lexo

Armando Broja përveç golave bën edhe “liderin”. Edhe pse skuadrës së Çelsit nuk i mungojnë veteranët, sulmuesi shqiptar ka treguar se është prej atyre, të cilët nuk u ikin përgjegjësive.

Në fund të ndeshjes së humbur me Midëllsboroun, tifozët e Çelsit, të cilët ishin të pranishëm në “Riverside Stadium”, ishin dukshëm të irrituar nga humbja. Për t’i qetësuar mendoi Tiago Silva. Braziliani ishte i pari nga lojtarët e klubit nga Londra perëndimore, i cili iu afrua tifozëve.

Shembullin e 39-vjeçarit e ndoqën vetëm tri lojtarë të bluve. Levi Koluill, Alfi Gilkrist së bashku me Armando Brojën iu bashkuan Silvës dhe tentuan që të qetësonin tifozët. Ky gjest i tre lojtarëve është vlerësuar shumë nga mediet britanike, të cilat kanë vlerësuar futbollistët e lartpërmendur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img