Monday, May 6, 2024

Biletat e ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova shiten deri në orën 17:00 të së enjtes, më pas mbyllen sportelet

Lexo

Siç është bërë me dije edhe më herët, interesimi për të ndjekur live nga triburat e stadiumit ‘Loro Boriçi” ndeshjen Vllaznia- Universitatea Craiova vazhdon të jetë i madh nga ana e tifozërisë shkodrane dhe më gjërë.

Deri më tani, shitja e biletave është kryer rregullisht gjatë të gjithë ditës, paradite dhe pasdite. Ndërkohë, bazuar në masat e marra nga ana e Klubit të Futbollit Vllaznia për mbarëvajtjen e ndeshjes në fjalë është vendosur që në ndryshim nga herët e tjera kur sportelet kanë qëndruar të hapura deri në orarin e fillimit të ndeshjes, për pragndeshjen me Universitatenë, është vendosur që shitja e biletave për këtë ndeshje të mos jetë më vonë se ora 17:00 e ditës së enjte. Një gjë të tillë e bën të ditur KF Vllaznia përmes një njoftimi zyrtar.

“Në kuadrin e masave organizative për ndeshjen KF Vllaznia ju bën të ditur se:

Shitja e biletave do të vazhdojë deri ditën e enjte në ora 17.00. Pas këtij orari, për arsye të marrjes së masave të sigurisë, nuk do ketë më shitje biletash, prandaj të gjithë të interesuarit që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, të nxitojnë për t’i blerë ato.

Për shkak të kontrollit të thelluar që do të ushtrohet nga policia e shtetit dhe kompania e security, kërkojmë nga ana juaj që të jeni në stadium të paktën dy orë para fillimit të ndeshjes. Dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00.”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Në vijim, njoftimi i klubit kuqeblu, ka edhe detaje të tjera në lidhje me tifozërinë që do të jetë e pranishme në stadium.

“Në përputhje me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s, për të eliminuar sjelljet e gabuara dhe incidentet e tifozëve, ju njoftojmë se për tifozët biletat janë vetëm me njër hyrje- dalje nga ambjentet e stadiumit.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve shkodranë që të marrin masat për të mos parkuar automjetet e tyre në perimetrin e stadiumit duke filluar nga dita e nesërme (e mërkurë) sepse për arsye sigurie, e gjithë zona rreth e qark stadiumit do të jetë pa automjete. Ju faleminderit!”, përfundim njoftimin zyrtar klubi kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img